Mos dilni pa çadra, ky është parashikimi i motit për sot

09:08 | 22 Gusht 2022

Parashikimi i motit për ditën e sotme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i ndryshueshëm.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se pjesa e parë e ditës do të jetë me rreze dielli, por gjatë ditës mund të ketë edhe vranësira dhe reshje shiu, përcjell Klankosova.

“Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlerat e mesatareve. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin e IHKM-së.

Komento: