Mos dilni pa çadra, nga sot rikthehet shiu – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mos dilni pa çadra, nga sot rikthehet shiu

08:24 | 23 Maj 2019

Nga sot rikthehet shiu, ku këto reshje do të zgjasin disa ditë.

Meteorologët parashikojnë se deri në fundjavë do mbajë mot i ndryshueshëm deri në fundjavë

Mirëpo, në fillim të javës së ardhshme një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë mbi Mesdhe, ku mbi vendin tonë sjellë sërish mundësi për reshje shiu.

Temperaturat do të luhaten kryesisht përreth vlerave mesatare. Minimalet nga 8C deri në 13C, ndërsa ato maksimale nga 17 deri në 23C.

Parashikim i detajuar i motit nga nesër deri më 27 maj:

23.05 – Paradite pjesërisht vranët. Ditën priten reshje lokale shiu me bubullima.

24.05 – Më freskët, kryesisht me vranësira. Pasdite reshje lokale shiu me bubullima.

25.05-26.05 – Në fundjavë më ngrohtë. Të shtunën, pjesërisht vranët me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel, vranësirat do të shtohen.

27.05 – Kryesisht vranët, kohë pas kohe me shi. Pasdite priten edhe shtrëngata me shi.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 3-9m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale.

Komento: