Mos dilni sot jashtë, kjo është cilësia e ajrit në Prishtinë

09:56 | 12 Nëntor 2020

Në kohën kur Kosova po përballet me shtim rastesh me koronavirus, një tjetër problem po shtohet.

Ajri i ndotur është rikthyer, kjo vërehet dukshëm edhe në kryeqytet, raporton lajmi.

Sipas Indeksit të Cilësisë së Ajrit, sot në Prishtinë vlera e ndotjes është 134, apo e pashëndetshme.

Vitin e kaluar Kosova u përball vazhdimisht me ndotjen e ajrit, ndërkaq këtë vit, në rast se nuk do të ketë përmirësime, përveç ndotjes së ajrit, problem është edhe pandemia.

Komento: