Mos e drejtoni veturën kur keni pak karburant, kjo është arsyeja

18:07 | 03 April 2019

Të shpeshta janë rastet kur shoferët e vozisin veturën e tyre edhe me shumë pak karburant.

Mungesa e karburantit dhe vazhdimi i vozitjes mund të shpie në probleme të mëdha veturën tuaj.

Dy ekspertë të automobilave kanë zbuluar rreziqet e vozitjes së veturës kur tanku i karburantit është më pak se një çerek i plotë, transmeton lajmi. net.

Kjo mund shkaktojë dëme serioze në motorin e veturës – duke i kushtuar më shumë para në riparim, thonë ekspertët.

“Ka rreziqe në dy mënyra, njëra është që sedimentet dhe plehrat që gjenden në rezervuarin e karburantit mund të përfundojnë në filtrin e karburantit dhe kjo në vetvete kërkon punë të veçantë”, tha Steve Spalding nga Klubi Mbretëror i Automobilave të Queensland për Yahoo 7.

Por sipas Spalding, rreziku më i madh është zona në të cilën mbushet vetura me karburant, e cila mund të jetë shumë e shtrenjtë për t’u rregulluar.

Kontrollimi i rrotave, i dritave dhe fryrja e gomave në mënyrë korrekte janë mënyra të tjera për të kursyer para në riparimin e veturës.

Komento: