Mos e vizitoni bregdertin shqiptar me 1, 2 dhe 3 shkurt, ja çka do të ndodh atje

08:46 | 01 February 2019

Stufi e fuqishme është përalajmëruar se do të ndodh këto ditë në bregdetin shqiptar.

Në datat 1, 2 dhe 3 shkurt bregdeti shqiptar do të përfshihet nga erërat me drejti Jug-Juglindje dhe forca e detit 7 shkalla Boufort në det të hapur.

Njoftimi ka ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, e cila informon të gjithë lundërtarët, pronarët e mjeteve detare, operatorët në portet e vendit dhe hapësirat detare mbi erën e fortë që do të përfshijë bregdetin ditën e premte, të shtunën dhe ditën e dielë.

DPD iu bën thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në fushën e detarisë të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rrisin shkallën e gatishmërisë në ekuipazhit në mjete.

Komento: