Në organizëm pasqyrohet kultura jonë e të ushqyerit dhe për këtë duhet të kemi kujdes se çfarë hamë apo pijmë, në të kundër do të gjejmë veten të plakur para kohe.
Nëse sytë janë pasqyrë e shpirtit, lëkura (dhe dhëmbët) janë pasqyrë e moshës sonë.
Në organizëm pasqyrohet kultura jonë e të ushqyerit dhe për këtë duhet të kemi kujdes se çfarë hamë apo pimë, në të kundërt kemi edhe pasoja, transmeton tch.
Por cilat janë ushqimet dhe pijet që favorizojnë plakjen e lëkurës duke na bërë të dukemi më të vjetër nga ç’jemi?
Ariel Ostad, dermatolog me famë botërore rëndit në faqen e internetit “Health” radhit dhjetë prej tyre.
Të parat në listë janë ëmbëlsirat
Shumë sheqer në gjak dëmton kolagjenin e lëkurës duke e bërë këtë të fundit që të humbasë tonifikimin dhe elasticitetin dhe duke krijuar rrudhat.
Të dytët janë alkoolet
Përvec sasisë së sheqernave që çliron në gjak, alkooli ndikon edhe në bërjen e një gjumi të parehatshëm dhe s’ka asgjë më të dëmshme për lëkurën se sa një gjumë i parehatshëm.
Çuditërisht e treta në listën e doktor Ariel Ostad është vera e bardhë
Përmban shumë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve. Nëse mendoni se shpëtoni dhëmbët tuaj duke i larë menjëherë pas konsumimit të dy-tre gotave verë të bardhë, gaboheni. Ostad thotë se në këtë mënyrë vetëm sa rritet prezenca e acideve ndaj këshillon që pas konsumit të verës së bardhë të pritet të paktën 1 orë e më pas të lahen dhëmbët.
Mishi i skuqur
Për shumë persona është i parezistueshëm, por efektet e tij në plakjen e lëkurës janë të mëdha. Për t’i minimizuar këto këshillohet heqja dhe flakja tutje e pjesëve të djegura që përmbajnë acide që dëmtojnë kolagjenin.
Mishi i kuq
Sapo hyn në organizëm çliron radikalët e lirë që janë dëmtuesit kryesorë të proceseve rigjeneruese të lëkurës. Nuk këshillohet eleminimi i tij, por përdorimi në mënyrë të kufizuar.