Mos ia mësyni Brezovicës, ja çfarë po ndodh atje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mos ia mësyni Brezovicës, ja çfarë po ndodh atje

11:40 | 26 Janar 2019

Brezovica është bllokuar nga bora dhe qarkullimi i automjeteve atje është bërë pothuajse i pa mundur.

Sasia e madhe e borës që ka rënë gjatë orëve të fundit në Kosovë, ka bërë që rrugët drejt Brezovicës dhe brenda qendrës së skijimit të mbesin tërësisht të bllokuara, kështu po raportojnë qytetarë të shumtë që kanë mbetur të ngujuar në këtë zonë turistike.

Reshje të mëdha të borës kanë rënë për disa orë rresht në Kosovë. Kjo ka bërë që shumë rrugë në Kosovë të jenë të paqarkullueshme e disa po kalohen me vështirësi.

Ndryshe, zyrtarë nga Ministria e Infrastruktuës thanë sot se gjendja e rrugëve në përgjithësi është e mirë sot.

Komento: