Mos ia mësyni kufirit Kosovë-Shqipëri, ja çfarë po ndodh atje

15:38 | 05 January 2019

Vikendet zakonisht sjellin tollovi dhe krijnona kolona në pikat kufitare në çdo vend.

Me kolona të gjata po përballen qytetarët e Kosovës edhe në kufirin Kosovë – Shqipëri.

Në imazhet e dërguara në redaksinë e Indeksonline, shohim që kolona është e gjatë, kurse sipas dëshmitarëve së paku duhet të pritur një orë për të kaluar në territorin e Shqipërisë.

Rikujtojmë që policia e Kosovës tashmë është zhvendosur pranë asaj të Shqipërisë, duke respektuar kështu marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar mes ministrave të brendshëm të Kosovës dhe Shqipërisë.

Qëllim i kësaj marrëveshje është të krijohen lehtësira gjatë kalimit të shtetasve të të dyja vendeve në kufi, ani pse duket se një gjë e tillë nuk po ndodh në realitet.

Komento: