Te vendi i quajtur Dheu i Bardhë, janë krijuar kolona të gjata.
Përpos ditëve të verës kur mërgimtarët presin me orë të tëra në pikat kufitare Kosovë-Serbi dhe anasjelltas, njësoj ishte edhe sot.
Kolona të gjata pati në hyrje të Serbisë, për shumë kosovarë që zgjodhën të vizitonin familjarët në Festën e Bajramit.
Lexues të Indeksonline kanë bërë të ditur se iu është dashur të presin deri në tri orë në pikën kufitare Dheu i Bardhë për të kaluar në Serbi nga Kosova.
Duhet shtuar se të njëjtit janë shprehur të dëshpëruar lidhur me marrëveshjet që po bëhen në mes dy shteteve përderisa vazhdojnë të presin për orë të tëra për të kaluar kufirin