Për një kohë të caktuar është mbyllur për qarkullim rruga Kaçanik-Hani i Elezit
Rruga nacionale Kaçanik-Hani i Elezit do të mbyllet nga e shtuna deri të martën, për shkak të punimeve që do të bëhen në urën 407, ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës.
Përmes një njoftimi për media, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët se “për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, për sigurinë pubilke, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit sipas datave dhe orareve të mëposhtme: 29 mars deri me 2 prill 2019, mbyllje e pjesërishme 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30”.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka kërkuar mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.