Zvarritjet për heqjen e barrikadave, Kurti: Nuk e di pse KFOR’i po e bën këtë.
Kryeministri Albin Kurti e ka informuar opinionin e Bosnjë e Hercegovinës me detaje të zhvillimve në Kosovë, në një intervistë që e ka dhënë të shtunën që shkoi.
I pyetur për barrikadat, Kurti tha se “na vjen keq që KFOR po e zvarrit heqjen e tyre”.
“Nuk e di krejtësisht pse e bën këtë. Nuk e di as çfarë biseda kanë pasur atje. Por e di që kjo nuk mundet të zgjas shumë. Nëse KFOR’i nuk është në gjendje t’i heq barrikadat, apo për arsye të panjohura për mua nuk do, atëherë këtë do të detyrohemi ta bëjmë ne” ka thënë Kurti për portalin Istraga.
Por, kur të hënën, Kurti takoi Komandantin e KFOR’it dhe shefin e EULEX’it Qeveria doli me deklaratë ku tha se “konstantim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”.
Ndërsa, në takimin e Këshillit të Sigurisë që po ashtu u mbajt dje gjatë ditës u tha se “jemi në pritje të veprimeve nga KFOR.
“Po ashtu, u ritheksua se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet dhe gatishmërinë për të vepruar por siç dihet tashmë, jemi në pritje të veprimeve nga KFOR-i” theksonte njoftimi i Zyrës së kryeministrit pas takimit të Këshillit të Sigurisë.