Mungesa e liberalizmit të vizave ka nxitur paknaqësi tek kosovarët.
Studentët e Universitetit të Prishtinës sot protestojnë para zyrës së BE-së në Kosovë për shkak të mos liberalizimit të vizave.
“Të hënën në ora 11:00 tubohemi para Fakultetit Filozofik dhe vazhdojmë drejtë zyrës së BE-së, ju ftojmë të merrni pjesë në aksionin simbolik të organizuar nga ne, studentët”, kanë bërë të ditur ata.
Studentët thonë se me anë të kësaj proteste kërkojnë llogaridhënie nga BE-ja.