Mos respektimi i MSA-së, Kosova humb miliona euro ndihmë nga BE

20:57 | 04 March 2019

Rreth 11 milionë euro është shifra që Kosova humb për shkak të mos respekimit të MSA-së

Bashkimi Evropian për vite të tëra kishte vazhduar të jepte fonde për shumë sektor.

Madje që këto fonde të shkonin në fushat ku kishte më shumë nevojë u bë edhe marrëveshja e parë mes Kosovës dhe BE-së

Por, për gjatë viteve e sidomos këtij të fundit Kosova pësoi humbje nga këto fonde.

Rreth 11 mijë euro thuhet se janë tërhequr nga BE-ja për Kosovën.

E pikërisht për këtë ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha raporti në komisionin e këtij dikasteri.

Para deputetëve ajo nuk pranoi të ketë një humbje të tillë të fondeve.

Madje ajo po thotë Kosova është në fitim nga BE me shumë se 73 milionë.

Por, mendim tjetër kanë edhe Shoqëria Civile.

Bile se ka humbje të fondeve e thotë edhe Demush Shasha, që kohë më parë punonte në Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

Për Shashën mos zbatimi i MSA-së mund të ndikoj edhe në liberalizimin e vizave.

Këtë që po e thotë ish sekretari i ministrisë, po e konfirmon edhe një deputet.

Avdullah Hoti I LDK-së ka bërë të ditur që BE ka filluar të i heq fondet e saj krejt për shkak të mos zbatimit të MSA-s.

Në tetor të 2015 Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimi Evropian.

Komento: