Mos-rregullimin e Tregut të Gjelbër, protestë para Komunës së Prishtinës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mos-rregullimin e Tregut të Gjelbër, protestë para Komunës së Prishtinës

13:18 | 07 Shkurt 2019

Mos-rregullimi i Tregut të ri ka nxitur tregtarët e Tregut të Gjelbër në Prishtinë.

Ata kanë protestuar para komunës së Prishtinës kundër kryetarit, Shpend Ahmeti, i cili sipas tyre nuk e realizoi premtimin që tregu i gjelbër të rregullohet brenda vitit 2018-2019.

Ata thonë se paratë të cilat ishin të destinuara për tregun, komunarët i ndanë në projekte të tjera dhe tashmë tregu ka mbetur në gjendje të mjerueshme.

Sipas tyre, nga kushtet e rënda në të cilat po punojnë kanë mbetur pa fitim, pasi konsumatorët më nuk po hynë në treg për shkak të gjendje se keqe të tij.

Në mbështetje të tregtarëve, në protestë u panë edhe asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Leonora Bajraktari dhe Eman Rramani, i cili deklaroi se janë në mbështetje të tregtareve pasi ata u mashtruan nga kryetari Shpend Ahmeti.

Megjithatë, protestuesit nuk patën rastin të takojnë kryetarin e as nënkryetarin e komunës së Prishtinës, ngase të gjithë drejtuesit e komunës ishin në një mbledhje që po mbahej në objektin tjetër të komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria.

Atyre iu la takimi të martën me nënkryetarin komunës, Selim Pacolli.

Komento: