”Mos u bë lojë e Albin Kurtit” – Çitaku i kërkon Feride Rushitit të tërhiqet nga kandidatura për presidente

13:35 | 28 Prill 2026
”mos-u-be-loje-e-albin-kurtit”-–-citaku-i-kerkon-feride-rushitit-te-terhiqet-nga-kandidatura-per-presidente

Shefja e Grupit Parlamentar të PDK-së, Vlora Çitaku përmes një konference për media në emër të PDK-së ka kërkuar tërheqjen e Feride Rushiti si kandidatë për president.

Sipas Çitakut, nga Vetëvendosja është duke u bërë një manipulim me figurën e Feride Rushiti, raporton Gazeta10.

“Lusim zonjës Feride Rushiti që të tërhiqet nga kandidatura për president, është duke u bërë një manipulim me figurën e saj, ky është një mashtrim dhe përbën shkelje kushtetuese”, tha ajo./Gazeta10

Komento: