Nesër do të bllokohet rruga Shtërpcë – Brezovicë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët e Kosovës se të dielën, më datë 26.05.2019, rruga rajonale R115, segmenti Shtërpcë – Brezovicë do të asfaltohet.
Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se rruga që shpie në qendrën e skijimit, do të jetë e mbyllur për qarkullim nga ora 8:00 deri në orën 20:00.
“Qarkullimi në këtë segment do të pamundësohet, për shkak të asfaltimit të kësaj rruge po atë ditë në kuadër të projektit ‘Rehabilitimi i rrugës regjionale Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë’”, thuhet në njoftim.