Mos u nisni për Brezovicë, ja çka po ndodh atje! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mos u nisni për Brezovicë, ja çka po ndodh atje!

08:32 | 02 Shkurt 2019

Edhe këtë vikend Qendra e skijimit në Brezovicë do të jetë e mbyllur për visitorë.

Rreziku nga ortekët e mundshme ka bërë që Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës të mbajë të mbyllur për turist dhe këtë vikend Qendrën e Brezovicës.

Sipas Agjencisë, pas një takimi me përfaqësuesit e KFOR-it dhe FSK-së për gjendjen aktuale në Brezovicë kanë dalur me një konkludim se 5 nga 7 pikat kritike për ortekët nuk paraqesin rrezik për vizitorë. Ndërsa, dy prej tyre, siç thuhet në njoftim janë me rrezikshmëri të mesme.

Javën e kaluar pikërisht në Brezovicë ka humbur jetën nga një ortek zëvendësministri, Arian Daci.

Më poshtë e gjeni të plotë njoftimin e AMMK-së:

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës njofton se sot Qendra e Situatave ka mbajtur takimi me përfaqësuesit e KFOR-it dhe FSK-së ku janë analizuar rezultatet e studimit të bërë dje në Qendrën e Brezovicë dhe gjendja aktuale në këtë qendrën pas ortekut që ndodhi javën e kaluar.

Si rezultat i diskutimit dhe analizës nga takimi ka dalë konkludimi se nga 7 pika kritike për ortiqe të mundshme, 5 prej tyre nuk paraqesin më rrezik për vizitorët dhe shfrytëzuesit e qendrës. Dy nga këto pika ende janë me rrezikshmëri të mesme.

Nesër është planifikuar që FSK të bëjë rrëshqitjen dhe largimin e borës nga këto pika dhe eliminim e ortiqeve potenciale. Prandaj për këtë qëllim Qendra e Brezovicës do të mbetet e mbyllur edhe gjatë vikendit. AMMK do të ju mbajë të informuar për zhvillimet tjera që ndërlidhen me Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Komento: