Mos u nisni për Merdare, ja çka po ndodh atje

11:11 | 09 July 2019

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës, në Merdare kolonat deri në 50 metra.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë të ditur se shumica e pikave të kalimit kufitar janë të lira dhe se deri tani nuk është krijuar ndonjë kolonë, përveç pikës kufitare në Merdare.

Në pikat kufitare, Glloboqicë, Qafë e Prushit, Qafë e Morinës , Kullë, Bërnjak ,Vërmicë, Hani i Elezit, Jarinje, Mutivodë, Muçibabë dhe Dheu i Bardhë hyrja dhe dalja mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta, transmeton Telegrafi.

Kurse në pikën kufitare Merdare që lidh Kosovën me Serbinë, kolonat janë deri në 50 metra, hyrja në këtë pikë mund të bëhet nga pesë deri në 10 minuta ndërsa dalja për 5 minuta.

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar njofton shoferët se, gjendja e rrugëve është e kalueshme dhe se nuk ka akull, dëborë, apo ndonjë rrëshqitje dheu.

Komento: