Mos u nisni për Merdare, pritjet janë me orë

13:32 | 04 Janar 2019

Pas përfundimit të festave të fundvitit, mërgimtarët kanë nisur të kthehen në vendet përndimore.

Kolona të gjata janë krijuar në pikëkalimin kufitar në Merdare.

Për të dalë nga Kosova në territorin e Serbisë bashkatdhetarët janë duke pritur deri në 4 orë.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet zgjesin edhe deri në 4 orë e 20 minuta.

Komento: