Mos u nisni për në Merdare, ja ҫfarë po ndodh atje

10:41 | 20 April 2019

Duket se mërgimtaret po përballen me pritje të gjata në Merdare.

Sipas qytetarëve të cilët kanë dërguar foto të kolonave të gjata, në kufi janë duke pritur deri në një orë e gjysmë.

Ndërsa, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në Merdare pritja për të dalë nga Kosova është rreth 1 orë, derisa kolona është e gjatë deri në 200 metra.

Derisa në pikë kalimin kufitare Dheu i Bardhë pritja është deri në 10 minuta.

Kufijtë tjerë të Kosovës me shtetet fqinje janë më pak të ngarkuar.

Komento: