Pritjet e gjata në pikën kufitare në Merdare duket se kanë filluar sërish.
3 deri në 3 orë e 20 minuta pritje u duhen për të hyrë në Kosovë.
Për këto pritje të gjata, po ankohen edhe qytetarët.
Koha.net raporton se atje janë krijuar kolona të gjata e tollovi.
Kjo pritje e gjatë konfirmohet edhe nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitare.
Ndërkaq, aty thuhet se për të dalë nga Kosova, duhen 3 deri në 5 minuta.