Mos u nisni për te pika kufitare në Morinë, ja çfarë po ndodh atje

15:55 | 30 December 2018

Tollovi e madhe është krijuar te pika kufitare të Morinës.

Në pikën kufitare të Morinit me mijëra qytetarë e automjete kanë hyrë në Shqipëri dhe anasjelltas.

Radhët e mjeteve janë krijuar në dy anët e kufirit.

Burime të policisë pohojnë se deri në mesditë kanë hyrë e kanë dalë nga Shqipëria rreth 17 mijë persona dhe më shumë se 5600 mjete.

Mësohet se policia kufitare po punon me kapacitet të plotë.

Prej mbrëmjes së kaluar policitë kufitare të Shqipërisë e Kosovës janë vendosur në pikën e përbashkët të Morinit.

Zhvendosja e policisë së Kosovës pranë asaj të Shqipërisë erdhi menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes ministrave të brendshëm në Morinë në prezencë të kryeministrit Haradinaj.

Kjo marrëveshje synon të krijojë më shumë lehtësira gjatë kalimit të shtetasve në kufi.

Komento: