Mos u nisni rrugës për Shkup, ja çka po ndodh atje!

14:50 | 29 Dhjetor 2018

Kolona të gjata janë krijuar në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit në drejtim të Shkupit.

Gjatë ditës së sotme ka pasur deri katër orë pritje në rrugën alternative që është hapur për në Shkup, nëpër një pjesë të malit, për shkak të punimeve në rrugën nacionale Kaçanik-Hani i Elezit, e cila lidh pikën kufitare me Maqedoninë.

Kjo rrugë hapet vetëm një orë gjatë ditës. Në fotografitë e siguruara nga KosovaPress shihet tollovia dhe kolonat e krijuara në këtë rrugë.

Me datën 22 dhjetor Ministria e Infrastrukturës kishte njoftuar se kjo rrugë ishte hapur për qarkullim, duke ritheksuar se qarkullimi rrugor mund të zhvillohej pa pengesa.

Komento: