Cavani nuk pranon të ndihmojë PSG-në në Ligën e Kampionëve
Koha e Edinson Cavani dhe Thomas Meunier te PSG thuhet se ka përfunduar, me lojtarët që nuk do të qëndrojnë për Ligën e Kampionëve.
Përfundimi i Ligue 1 shkaku i COVID-19 tregoi se ishte një vendim i nxituar në Francë, me PSG-në që tani i duhet të përgatitet vetëm për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Sipas RMC Sport në Francë, Cavani dhe Meunier kanë njoftuar PSG-në se nuk do të zgjasin kontratat e tyre përtej 30 qershorit, kështu që do të largohen si agjentë të lirë pa luajtur në Ligën e Kampionëve.
Layvin Kurzaëa dhe Choupo-Moting janë në situatë të njëjtë, por ata duket se janë të gatshëm të qëndrojnë deri në fund të gushtit.
Meunier pritet t’i bashkohet Dortmundit, ndërsa Cavani ka qenë i lidhur me skuadra si Inter, Napoli dhe Atletico Madrid.