
Zyra e BE-së në Kosovë, e ka kritikuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në reagim, thuhet se politizimi i KQZ-së nga Vetëvendosja dhe partitë tjera politike, është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës.
“Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos e certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të 28 dhjetorit. Politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe parti të tjera politike është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së”, thuhet në reagim.