Mosdekretimi i Gent Cakajt, deklaratë e papritur nga Sali Berisha

21:11 | 10 Janar 2019

Për mosdekretimin e Genc Cakajt nga presidenti Ilir Meta, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se mosdekretimi i Gent Cakajt nga presidenti shqiptar Ilir Meta, sipas tij është një goditje e merituar për siç tha ai, flamurtarët albanofob të Serbomadhisë.

Sipas Berishës, me këtë akt shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm sepse siç tha ai, gjarprit në Tiranë dhe Prishtinë, iu pre bishti por jo edhe koka.

Më poshtë e gjeni të plotë postimni e Sali Berishës:

Gjarperit iu pre bishti por duhet shtypur koka!

Nje goditje e merituar per flamurtaret albanofob te Serbomadhise!

Te dashur miq, refuzimi me dekret i Presidentit te Republikes per te emeruar minister te jashtem te Shqiperise te propozuarin e Zografit bis, çirakun e argatit in chef, Baton Haxhiut ishte nje goditje e merituar e flamurmbajtesve albanofob te projektit te serbomadhise ne Tirane dhe ne Prishtine.

Por me kete akt, shqiptaret duhet te jene te vetedijshem se gjarperit ne Tirane dhe Prishtine, pra me dy koka, iu pre bishti dhe jo kokat. Ato duhen shtypur nje minute e me pare!.

Komento: