Mosdekretimi i Isufajt, Batusha: Kryeprokurori duhet të punojë për shtet, jo për interesa klanore

13:14 | 22 Tetor 2023
mosdekretimi-i-isufajt,-batusha:-kryeprokurori-duhet-te-punoje-per-shtet,-jo-per-interesa-klanore


Një vit e gjysmë pasi Këshilli Prokurorial e zgjodhi Blerim Isufajn për kryeprokuror të ardhshëm të shtetit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se nuk do ta dekretojë këtë emër.

Sipas saj, për shkak të shkeljeve që janë bërë gjatë përzgjedhjes së tij.

Deputeti i VV-së, Agon Batusha po e përkrah këtë vendim.

Ai ka thënë që duhet të emërohet dikush në bazë të meritokracisë.

“Duhet të gjendet zgjidhja duke e sjell një emër i cili nuk është si në formë presioni apo si formë e pazareve brenda prokurorisë, por të jetë baza meritore”, thotë ai.

Deputeti Batusha thotë që kryeprokurorit duhet t’i shërbejë shtetit, e jo të jetë pjesë e klaneve të interesit.

“Kryeprokurori i shtetit duhet të jetë një njeri me integritet të lartë, një njeri profesional, një njeri i cili punon për të mirën e të gjithëve, e jo për interesa klanore, apo grupe të caktuara të interesit, apo kundër duke u futur nëpër lojëra të ndryshme politike duke e përdor si mjet prokurorinë, pra duhet të jetë një kryeprokuror i cili duhet t’i shërbejë shtetit”, u shpreh ai.

Komento: