Mosdekretimi i kryeprokurorit të shtetit, Berisha ironizon: Apo presidente e 50%, veç përpara

19:34 | 17 Tetor 2023
mosdekretimi-i-kryeprokurorit-te-shtetit,-berisha-ironizon:-apo-presidente-e-50%,-vec-perpara

Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk e ka dekretuar Blerim Isufajn për kryeprokuror të shtetit.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, duke ironizuar ka thënë se punë e madhe që Kosova ka mbetë pa kryeprokuror.

Berisha, ka shkuar më tutje duke shkruar se ky sistem duhet të shembet komplet de me fillu nga zero, duke e quajtur presidentin Osmani presidente të 50%.

Postimi i tij i plotë:

Kosova pa Kryeprokuror, punë e madhe, edhe ashtu ky sistem duhet ç’kapur🤣, të shembet komplet e me ja nis nga zero, a po presidente e 50%😉, po pra veç perpara!

Komento: