Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit, flet anëtari i Këshillit Grevist

19:29 | 30 September 2022

Rrogat në sektorin e arsimit ende nuk kanë dalë.

Anëtari i Këshillit Grevist të SBAShK-ut, Reshit Kushaj, ka njoftuar se pagat në sektorin e arsimit nuk janë ekzekutuar ende.

Kushaj tha se mësimdhënësit që kanë grevuar duhet të paguhen, duke thënë se ata kanë qenë në vendin e punës dhe kanë respektuar orarin e grevës sipas Ligjit mbi Grevat.

“Deri më tani kemi marrë informacionin se ende nuk janë procesuar pagat, por ende ka kohë që të procedohen dhe t’i marrin mësimdhënësit pagat, sepse ata kanë qenë në vendin e punës rregullisht dhe e kanë respektuar orarin e grevës ashtu siç e parasheh Ligji mbi Grevat”.

“Ligji mbi Grevat, neni 13 pika 1 dhe 2, e thotë qartë se në kohën e grevës mësimdhënësit nuk guxojnë as të pezullohen nga puna as të zëvendësohen në punë, por as të ndëshkohen materialisht, prandaj urojmë që sa më parë të lëshohen pagat”, ka deklaruar ai.

I pyetur se deklarata e fundit e ministrit të Financave, Hekurn Muratit, ka lënë të nënkuptohet se nuk do të ekzekutohen pagat, kur mësimdhënësit nuk kanë ofruar shërbime, ai tha se kjo nuk lejohet me ligj.

I pyetur për komentin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, se qeveria “do të veprojë siç parasheh ligji”, duke lënë të nënkuptohet se ata nuk do t’i procesojnë pagat, Kushaj tha se një gjë e tillë s’lejohet me ligj.

“Me Kushtetutën e Kosovës dhe me aktet juridike, neni 13 nuk e lejon qeverinë që të ndërmerr veprimet dhe t’i ndëshkon materialisht mësimdhënësit, dhe ti lënë pa bukë”, është shprehur Kushaj, njofton Klankosova.tv.

Komento: