Mosekzekutimin e pagave për punëtorët, reagon ashpër Azemi

21:30 | 01 Shtator 2022

Punëtorëve të sekrorit publik në arsim nuk i janë ekzekutuar pagat.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se mosekzekutimi i pagave të punëtorëve është një skandal.

Ai ka fajësuar qeverinë për grevat, duke thënë se nuk ka pasur përfillje të kërkesave të punëtorëve nga e ana e Qeverisë së Kosovës.

Të enjten e 1 shtatorit, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, sa i përket mosekzekutimit të pagave ka deklaruar se, rruga e vetme për të dalë nga grevat është “bashkëpunimi dhe negocimi”.

Azemi në RTV Dukagjini ka thënë se ndalja e pagave të punëtorëve është një skandal.

“I kanë zbatuar të gjitha kërkesat, kanë provuar që të gjejnë një zgjidhje, sindikatës ose i është dashur të dorëzohet ose të shkojë në grevë”, ka thënë Azemi.

Ai ka thënë se për tejkalimin e këtyre grevave, duhet që të ulen të dyja palët dhe të mendojnë me “kokën e ftohtë”.

Ai, po ashtu, ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për këto greva masive, sepse sipas tij, nuk ka pasur përfillje të kërkesave të punëtorëve nga e ana e qeverisë.

“Nëse kanë para për serbët të paguajnë rrymën në veri, pse nuk kanë për ne 8 milionë e 300 euro”, ka vijuar ai.

Ai ka thënë se në kohët e kaluara kanë qenë sindikatat dhe përfaqësuesit e këtyre sindikatave që e kanë mbajtur arsimin gjallë.

Komento: