Kjo është mosha e dy nxënësve që vdiqën në Gllogjan.
Dy nxënës janë pranuar pa shenja jete në Spitalin rajonal të Pejës në mbremjen e së premtes.
Kjo, pas gjuajtjes me armë në drejtim të autobusit me udhëtarë nxënës në Gllogjan të Pejës.
Lidhur me moshën e dy viktimave nxënës në Spitalin e Pejës, drejtori i këtij spitali, Skender Dreshaj, ka deklaruar se mosha e viktimave është rreth 14-15 vjeç.
“Një është i plagosur në këmbë gjendja e tij është stabile. Dy janë të vdekur edhe i plagosuri është nxënës, mosha e tyre është 14-15 vjet”, deklaroi ai