Këto janë moshat e katër të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë.
Tre gra dhe një burrë i infektuar me koronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, dy nga viktimat i takonin moshës mbi 80 vjeç, kurse nga një viktimë kishte tek grupmoshat 70-79 dhe 60-69 vjeç.
Në anën tjetër burri ishte nga Vushtrria kurse gratë nga Malisheva, Klina dhe Obiliqi.