“Mosha, inicialet”, Policia e Kosovës jep detaje për të vdekurit dhe të lënduarit në aksidentin tragjik në “Porodime”

23:50 | 22 Shkurt 2023

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë lidhur me aksidentin tragjik që ua mori jetën katër të rinjve në segmentin rrugor Ferizaj-Shtime.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në hyrje të Shtimes, në një pjesë të quajtur “Porodime”.

PK ka njoftuar edhe për moshën e të rinjve që vdiqën në këtë aksident.

“A. M (M/K) , viti i lindjes 1984; A. I (M/K), viti i lindjes 1986; M.B ( M/K) viti i lindjes 2000 dhe A. I (M/K) viti i lindjes 2002”, bëhet e ditur në komunikatë.

“Ndërsa të lënduar janë: F.G ( M/K) dhe B.G ( F/K) të moshës madhore ( mosha e sakt deri më tani nuk dihet), të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjeksore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa në automjetin e tretë që ishin dy persona nuk raportohet për të lënduar”, thuhet tutje.

Hetimet kanë filluar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion.

Komento: