Moska e quan samitin e G7-ës si antirus.
Rusia e ka dënuar samitin e G7-ës duke e quajtur si një ngjarje të politizuar që nxjerr deklarata antiruse dhe antikineze, si dhe e ka akuzuar forumin për minimin e stabilitetit global.
Ministria e Jashtme e Moskës në një deklaratë në Telegram akuzoi samitin për nxitje të histerisë antiruse dhe antikineze, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
“Forumi është bërë një inkubator ku, nën udhëheqjen e anglo-saksonëve, përgatiten iniciativa shkatërruese që minojnë stabilitetin global”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme ruse.
Në të njëjtën deklaratë, thuhet se G7-ta po mundohet që shtetet joperëndimore t’i pengojë në zhvillimin e bashkëpunimit më Moskën dhe Pekinin.
Rusia dikur ishte anëtare e G7-ës, e njohur më parë si G8, përpara se të përjashtohej pas aneksimit të rajonit të Krimesë të Ukrainës në vitin 2014.