Mosmarrëveshja e mëhershme/ Një i mitur ther me thikë një person në Prizren

08:58 | 16 Shtator 2023

Një person në Prizren është ther me thikë nga një i mitur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Njoftimi i plotë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Sheshi-Shatërvan, Prizren 15.09.2023-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur pasi që i njëjti dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore kanë konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet se është përdorur, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Komento: