Mosmarrëveshja në komunikacion/ Dy prishtinas kanosin dy të tjerë, arrestohen

15:15 | 23 Shtator 2023
mosmarreveshja-ne-komunikacion/-dy-prishtinas-kanosin-dy-te-tjere,-arrestohen

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prishtinë.

Të njëjtit dyshohen se pas një mosmarrëveshje në komunikacion kanë kanosur dy ankuesit meshkuj  kosovar.

Ndërsa, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Veterrnik, Prishtinë 22.09.2023 – 22:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në komunikacion kanë kanosur dy ankuesit meshkuj  kosovarë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Front Online

Komento: