Kosova i kundërpërgjigjet propagandës serbe.
Drejtoria e Policisë Kufitare e Kosovës ka marrë vendim që për mosnjohjen e pasaportave të Serbisë.
Kështu të paktën po raportojnë tash e disa kohë mediume e shumta serbe, të cilat theksojnë se ky vendim do t’i prekë serbët të cilët shkojnë në Mal të Zi e Shqipëri përmes Kosovës, dhe të cilët kanë si dokument identifikues vetëm pasaportën.
Siç raportojnë mediat serbe, shumë qytetarë janë bllokuar në kufi dhe nuk janë lejuar të hynë brenda territorit të Kosovës. Porse një vendim i tillë është marrë kohëve të fundit po e mohojnë nga ministria e Punëve të Brendshme.
Zyrtarë nga kjo ministri thonë për lajmi se një vendim i tillë nuk është pranuar në ministrinë e tyre.
“Zakonisht ne i marrim vendimet nga qeveria për çështjet në fjalë, mirëpo në këto ditë s’kemi pasur një të tillë. Këto ditë nuk ka pasur vendim të tillë”, thonë nga kjo ministrit.
Se nuk ka vendim të veçantë për këtë çështje po e konfirmojnë edhe ministria e Punëve të Jashtme.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, thotë se gjithçka është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.
Ai thekson se nuk ka vendim të qeverisë apo ministrisë për këtë.
“Ska vendim të qeverisë, është vetëm çështja e zbatimit të zbatimit të marrëveshjes së lirë në Bruksel, domethënë nuk ka kurrfarë vendimi të ri”, thekson Zyberaj.
Sidoqoftë, në bazë të asaj që raportohet nga mediumet serbe, shumë familje janë kthyer prapa dhe nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës.
Një veprim i tillë nuk dihet nëse është si lloj kundërpërgjigje e Kosovës karshi ndalesave që po u bëhen kosovarëve në Serbi, dhe në shtetet tjera pas fletëarresteve të INTERPOL-it të lëshuara nga Serbia.