Mosrespektimi i masave anti-covid, policia ‘sakaton’ me gjoba qytetarët

10:18 | 24 Gusht 2021

762 gjoba për shkelje të masave kundër COVID-19 në 24 orët e fundit

Policia po vazhdon të shqiptojë tiketa për qytetarët që shkelin masat anti-COVID.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar 762 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.

Ndërsa, numri i tiketave të trafikut që u shqiptuan gjatë kësaj periudhe është 1 mijë e 420.

Aksidente trafiku me të lënduar ishin 26, ndërsa aksidente me dëme materiale 34.

Brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar 28 persona, kurse 13 u dërguan në mbajtje.

Komento: