Mosrespektimi i rregullave, 32 vozitësve u konfiskohen patentë shoferët

23:18 | 11 Shkurt 2022

Rregullat në trafik nuk po respektohen siç duhet.

Gjatë kësaj jave vozitësve në Kosovë u janë konfiskuar 32 patentë shoferë për mos respektim të sinjalizimit të semaforëve.

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të cilët nuk respektojnë sinjalizimet e semaforëve.)

“Në kuadër të këtij plani, gjatë kësaj jave, janë shqiptuar 32 gjoba dhe janë konfiskuar po aq patentë-shoferë për tre muaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.

Komento: