Mosrespektimi i të drejtave të punëtorëve, deputeti i LDK-së kërkon debat parlamentar

23:21 | 14 March 2019

Armend Zemaj, deputet i LDK-së, ka kërkuar debat parlamentar për mosrespektimin e të drejtave të punëtorëve.

Këtë, ai e ka cilësuar “problematikë esenciale”, për të cilën ka thënë se ka iniciuar debat parlamentar.

“Punëtorët në Kosovë në shumicen e rasteve nuk kanë trajtim dinjitoz nga punëdhënësit. Kushtet e tyre të punës, siguria në punë, mosrespektimin e orarit, mosrespektimin e ditëve të pushimit as për festat zyrtare, pagesat minimale etj, janë qashtje që kërkojnë trajtim dhe respektim ligjor”, ka shkruar Zemaj, në llogarinë e tij në Facebook.

“Për këtë problematikë esenciale se bashku me kolegët deputet kamë inicuar debat parlamentar, duke propozuar masa adekuate të cilat do duhej të jenë obligative për respektimin dhe avancimin e të drejtave të punëtorve në sektorin privat”, ka treguar ai.

“Ju ftoj të gjithëve të ngritni zërin dhe të bëheni pjesë e rregullimit të kësaj çështjeje”, është shprehur deputeti i LDK’së.

Komento: