Mot befasues gjatë fundjavës në Kosovë, këto do të jenë temperaturat – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mot befasues gjatë fundjavës në Kosovë, këto do të jenë temperaturat

21:09 | 20 Dhjetor 2019

Mësoni se ҫfarë moti iu pret gjatë fundjavës në vendi tonë.

Gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, të shtunën pritet që në disa vende të ketë riga të dobëta shiu, ndërsa të dielën reshje shiu të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s, ka paralajmëruar IHMK.

Komento: