Kështu do të mbajë moti në pesë ditët e ardhshme.
Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë javën që vjen.
Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimalet luhaten ndërmjet 4C deri 8C, e ato maksimale ndërmjet fillimisht kapin vlera edhe deri në 23C, me rënie graduale deri në 19C ditën e premte.
“Situatë stabile sinoptike edhe përgjatë javës së parë të nëntorit. Mbetet ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Situatë stabile sinoptike edhe përgjatë javës së parë të nëntorit. Mbetet ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell.
30.10.2022 – Kushte të qëndrueshme të motit do të vazhdojnë të dominojnë edhe ditëve të para të nëntorit. Mbetet ngrohtë dhe kryesisht me kthjellime e diell, por se herë herë kalojnë edhe vransira kalimtare. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mund të paraqiten kushte edhe për mjegull apo mjegullinë.
Kushtet e qeta atmosferike me inverzione termike orëve të mëngjesit do të mbajnë të rritur vlerat e ndotësve ajror, sidomos grimcat e materies PM2.5 dhe PM10, që shtynë indeksin e cilësisë së ajrit të jetë më gjatë në vlera të dobëta, apo edhe në shumë të dobëta vende-vende.
31.10 – Vransira kalimtare në mëngjes. Ditën ngrohtë me kthjellime e diell.
1.11 – Ngrohtë, kryesisht me diell.
2.11 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Më vonë në mbrëmje vransira kalimtare.
3.11 – Kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore vransira lokale.
4.11 – Mjegull në mëngjes viseve të ulëta. Ditën vransira kalimtare dhe intervale me diell. Mbetet ngrohtë.
Temperaturat mbeten të larta për këtë periudhë kohore. Minimalet luhaten ndërmjet 4C deri 8C, e ato maksimale ndërmjet fillimisht kapin vlera edhe deri në 23C, me rënie graduale deri në 19C ditën e premte.
Do të dominojnë më shumë qetësitë, por se frynë erëra kryesisht nga jugu e jugperëndimi, të lehta 1-4m/s, e ditën e hënë verilindore 3-7m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë, e në fundjavë pritet të zbres përreth vlerave normale.