Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se javën e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm
Temperaturat minimale parashihet të lëvizin mes -2 deri 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të arrijnë mes 8 deri 11 gradë celsius, përcjell ORAinfo.
IHMK thotë se shtypja atmosferike do të shënojë ngritje graduale dhe do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e juglindjes.
Siç thuhet në njoftim, kjo gjendje labile e motit do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit. /ORAinfo/