Mot befasues, këto janë temperaturat për 5 ditët e ardhshme – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mot befasues, këto janë temperaturat për 5 ditët e ardhshme

21:06 | 03 Shkurt 2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se javën e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin mes -2 deri 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të arrijnë mes 8 deri 11 gradë celsius, përcjell ORAinfo.

IHMK thotë se shtypja atmosferike do të shënojë ngritje graduale dhe do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e juglindjes.

Siç thuhet në njoftim, kjo gjendje labile e motit do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit. /ORAinfo/

Komento: