Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, përcjell ORAinfo.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius. Fushat barike mbesin me vlera të mbi normales, por kjo situatë meteorologjike mundëson që cilësia e ajrit të vazhdoj të mbetet e mirë. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri 5m/s, por që herë-herë shpejtësia e saj mund të kaloj mbi 12 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK. /ORAinfo/