Mot befasues në vikend

09:17 | 02 Shkurt 2019

Në vikend na presin temperatura të ngritura dhe pa reshje.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot dhe nesër në vendin tonë temperaturat maksimale do të arrijnë ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.Të dielën sërish pritet të ketë ngritje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale”, njofton IHMK.

Komento: