Mot i ftohtë në dy ditët në vazhdim, po vijnë temperatura befasuese

21:02 | 17 September 2019

Mësoni se ҫfarë moti do të ketë në ditët në vazhdim.

Nga dita e nesërme, një front i ftohtë me masa më të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit do të fillojë të kalojë mbi rajonin tonë, që do të zbresë ndjeshëm temperaturat nën vlera mesatare, parashikon Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë paralajmëron se vranësirat do të shtohen, e vende-vende priten edhe të reshura të dobëta shiu, kryesisht ditën e enjte.

“Nga dita e premte dhe fundjavë fusha anticiklonike mbi Evropën qendrore do të fuqizohen edhe mbi rajonin tonë, që do të sjellin kthjellime, e temperaturat maksimale do të fillojnë të ngrihen gradualisht përreth vlerave mesatare. Ditën e shtunë, vende-vende priten mundësi edhe për ngrica të lehta”, thekson PW.

Parashikimi për datat 18-19 shtator:

18.09.2019 – Më ftohtë, pjesërisht vranët dhe me erë. Erë e mesatare dhe e fuqishme nga verilindja 6-14m/s, me hove deri në 17m/s. Indeksi UV: 5.

19.09.2019 – Ftohtë, vransira dhe intervale me diell. Vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-10m/s. Indeksi UV: 5.

Komento: