Mot i ndryshushëm sot në Kosovë

08:26 | 18 Shtator 2020

Diell, re e erë – Ky pritet të jetë moti për sot dhe nesër në Kosovë.

IHMK-ja njofton se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe intervale me diell.

Në fushat barike do të ketë ngritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet mesatar deri i lartë. Do të fryjë erë mesatare deri e fort nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia maksimale, parashihet të arrijë mbi 17 m/s.

Për shkak të qarkullimit të madh të masave ajrore, nëpër territore të kufizuara mund të ketë reshje afatshkurta të përcjellura me bubullimë.

Komento: