Mot i papritur na pret nesër

18:50 | 02 Janar 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Siç njofton IHMK, do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare./ORAinfo/

Komento: