Mot i vranët, priten reshje shiu

07:54 | 25 Tetor 2023
mot-i-vranet,-priten-reshje-shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranesira dhe intervale me diell.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s./Front Online

Komento: